SQ
Kyçu

Kushtet e shërbimit

Këto kushte rregullojnë përdorimin e faqes, panelit në web dhe aplikacionit mobil të HyrDal. Duke përdorur HyrDal, pajtoheni me to. Nëse kompania juaj ka një marrëveshje të veçantë me ne, ajo marrëveshje ka përparësi.

1. Llogaritë

Llogaritë e HyrDal krijohen nga administratori i çdo kompanie për njerëzit e vet; nuk ka regjistrim publik. Mbajini të dhënat e kyçjes private. Nëse mendoni se dikush tjetër e ka përdorur llogarinë tuaj, ndryshoni fjalëkalimin ose shkëputni pajisjet e tjera, dhe njoftoni menjëherë administratorin.

2. Hyrja dhe lokacioni

Hyrja dhe dalja bëhen nga aplikacioni HyrDal në telefon. Për të hyrë, aplikacioni ka nevojë që qasja në lokacion të jetë “Gjithmonë”: nga hyrja deri te dalja regjistron ku është telefoni rreth çdo pesë minuta, edhe kur aplikacioni është i mbyllur, dhe asgjë jashtë punës. Hyrjet e bëra pa internet dërgohen më vonë dhe pranohen deri në 3 ditë pasi janë bërë.

3. Përdorimi i pranueshëm

4. Të dhënat e kompanisë suaj

Kompania juaj është pronare e të dhënave që fut në HyrDal dhe është përgjegjëse t’i përdorë në mënyrë të ligjshme, duke përfshirë informimin e punonjësve për regjistrimin e pranisë dhe të lokacionit. Ne i përpunojmë siç përshkruhet në politikën e privatësisë.

5. Tarifat

Çmimi i HyrDal është për çdo përdorues aktiv në muaj, në euro. Personat e çaktivizuar nuk numërohen. Çmimi i saktë, periudha e faturimit dhe kushtet e pagesës merren vesh me çdo kompani.

6. Disponueshmëria

Bëjmë çmos që HyrDal të funksionojë pa ndërprerje dhe që hyrjet pa internet të ruhen derisa të sinkronizohen, por nuk mund të premtojmë që shërbimi do të jetë gjithmonë pa ndërprerje apo pa gabime. Mund t’i përditësojmë veçoritë me kalimin e kohës.

7. Përfundimi i shërbimit

Një kompani mund ta ndalojë përdorimin e HyrDal kurdo sipas marrëveshjes së saj. Mund t’i pezullojmë llogaritë që i shkelin këto kushte. Kur një kompani largohet, i fshijmë ose ia kthejmë të dhënat siç është rënë dakord.

8. Përgjegjësia

Në masën që e lejon ligji, HyrDal nuk është përgjegjës për humbje indirekte apo pasuese, dhe përgjegjësia jonë e përgjithshme kufizohet në tarifat e paguara në 12 muajt para kërkesës.

9. Ndryshimet dhe ligji

Mund t’i përditësojmë këto kushte dhe, kur ta bëjmë, do ta ndryshojmë datën më lart. Këto kushte rregullohen nga ligjet e Republikës së Kosovës.

10. Kontakti

Na shkruani në contact@hyrdal.com.